Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjëndrrat tiroide

Pershendetje dr. Ju falenderoj per pergjigjet tuaja. Ne dhjetor kam bere disa analiza gjaku e me doli tsh 4,45, prl 1153, fsh 3.7, lh 5.2, testosteroni 57, gjinekologja me tha se duhet ti drejtohem nje specialisti endokrinolog, i kam bere analizat perseri ne diten e trete te ciklit dhe me dolen ft4 0.99 ng/dl, ft3 2.94 pg/ml tsh 2,13 uu/ml,per te matur prolaktinen me kane marre gjakun tre her cdo cerek ore e me dolen keto rezultate 286/235/235 uu/ml, doktoresha me ka dhen nje mjekim per 2 muaj me syrel dhe pastaj me i perserit analizat, desha te di se a ndodh qe prolaktina te ulet ne vlerat normale pa marre asnje mjekim dhe se sa i efektshem eshte ky mjekim qe me kan rekomanduar, a duhet te provoj per shtatzani edhe pse jam me kete mjekim? Ju uroj gjithe te mirat.

Klarisa Risa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Pa u stabilizuar niveli i hormonit prolaktinës, shtatzënia është e vështirë të ndodhë sepse hormone pengon ovulacionin. Ulja e nivelit të prolaktinës në vlera normale, nuk mund të ndodhë pa trajtim medikamentoz. Meqënese analizat tregojnë që ke edhe disa çrregullime të nivelit të hormoneve nga tiroidja, preparatet për trajtim duhet të ti rekomandoj mjeku endokrinolog. Mos neglizho nëse kërkon të kesh një shtatzëni të sukseshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti