Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesë në menstruacione

Pershendetje zonja Mimoza! Ju falenderoj per mundesine qe na keni per te na qendruar me prane nepermjet kesaj faqe. Une kam nje pyetje qe lidhet me motren time. Ajo eshte 17 vjece dhe ka gati 4 muaj e nuk i vijne mesturacionet. Gjithmone i ka pasur te cregullta njemuaj po nje muaj jo, por kete here jemi shqetesuar shume. Beri je konulte dhe doktoresha i tha qe eshte normale deri ne moshen 18. Une mendoj se ndoshta e ka edhe nga stresi pasi ajo eshte maturante. Theksoj qe nuk ka kryer asnjehere kontakt seksual dhe as ka kaluar ndo1 infeksion vaginal. A duhet te bej nje tjeter konsulte , nqs po ne cfare orari jeni e spital? Ju falenderoj per kohen qe me kushtuat Ju uroj shume sukses ne iniciativen qe keni marre. Gjithe te mirat dhe pune te mbare

Ela Love (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela

Ajo që përshkruan për motrën, mund edhe të jetë pasojë e stresit. Për një vlerësim ekografik, të gjëndjes së vezoreve dhe kavitetin uterin është mirë bëhet. Mund të më kontaktosh në SUOGJ “Koço Gliozheni”, me numër kontakti 0692033965.

Gjithë të mirat.

/komuniteti