Dhembja e kokës në shtatzëni
Ani Jani
(14 vite më parë)
Përshëndetje Jetoani
Dhëmbja e kokës gjatë shtatzënisë, nuk ka përse të jetë e pranishme. Gjatë shtatzënisë ashtu si dhe në jetën normale, dhëmbja e kokës mund të ndodhë për shumë arsye. Edhe qëndrimi në ambjente jo konforte, siç është i ftohti që po kalon, mund të shkaktoj dhëmbje koke nëse atë dhe trupin e ekspozojmë për një kohë të gjatë në ambjente të ftohta pa u mbrojtur me veshje të ngrohta.
Kontrolli shëndetsor, është i vlefshëm për të sqaruar situatën, pavarësisht se ti nuk ndjen ndonjë shqetësim në shtatzëninë tënde. Me ndihmën e mjekut të evidentohet shkaku i dhëmbjes së kokës. Mjekimi është gjithnjë i mundshëm.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Doktor jam ne javen e 12+3 qe 3 dit me dhemb koka shum....kur te perkulem me ther shum koka edhe kur shiqoj anash...Ju lutem me tregoni cfar te bej...kam dhimbje aq te forta sa nuk mundem me ti duroj....Gjitha te mirat per ty ....