Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth gjinisë së bebit

Pershendetje doktoreshe dhe te falenderoj nga zemra per gjithe kete pune qe po e ben, duke na kthyer pergjigje per çdo shqetesim. Pyetja ime eshte: une vizitohem rregullisht te nje gjinekolog dhe tani jam ne javen e 22 te shtatzenise dhe ai me thote qe gjinia eshte vajze, kurse kam edhe nje shoqe gjinekologe dhe ajo me thote se gjinia eshte djale, nuk eshte me shume rendesi gjinia sepse eshte femija im i pare por me intereson pse nuk e kane konkluzionin e njejte mjeku dhe shoqja ime? Çfare mendoni ju? Faleminderit.

Nesa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nesa.

Gabimi në vlerësimin ekografik të gjinisë së fetusit, është gjithnjë i mundshëm. Arsyeja kryesore është pozicioni jo i favorshëm që merr fetusi. Në disa raste edhe mund të mos dallohet dot gjinia e fetusit. Për të saktësuar gjininë, bëj një ekografi rreth javë së 26-të të shtatzënisë.

Uroj që fëmija yt, të ketë ecuri normale të zhvillimit gjatë shtatzënisë.

Rita (15 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe, i kam 2 djem dhe kam deshire te lindi vajze, deshta me dite a ka ndonje keshille se si?! ju faleminderit.

/komuniteti