Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i orgamentrilit

Pershendetje.

Me daten 5 Maj kam pasur nje operim te cistave. Menstruacionet i kam pasur te rregullta sikurse çdohere por me sasi me te vogel.
Pas kontrollit tek gjinekologu ai me pershkroi qe te perdore orgametril per te shtuar sasine e menstruacioneve. a mendoni se eshte e nevojshme kjo dhe si ndikon orgametrili ne krijimin apo moskrijimin e cistave te tjera?

Çdo te mire.

Linda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda.

Përdorimi orgametrilit rekomandohet për të rregulluar ciklin menstrual, i cili pas ndërhyrjes që ke patur mund edhe të jetë çrregulluar në kohëzgjatje edhe në fluksin menstrual. Orgametrili nuk ndikon në formimin e kisteve.

Gjithë të mirat.

/komuniteti