Dalja e dhëmbit të fundit gjatë shtatzënisë
Merita Mustafa
(14 vite më parë)
Përshëndetje Merita
Nëse dhëmbi që po del nuk është i shoqëruar me inflamacion, nuk mendoj që ka arsye për të filluar terapi me antibiotikë. Përdorimi i antibiotikëve nuk është i rekomanduar në tremujorin e parë të shtatzënisë. Por nëse është e nevojshme, për të shmangur një inflamacion të mundshëm, mund edhe të përdoret amoxicilina e shoqëruar me vitamin C.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, Jame ne javen e 6 te shtatezanise por mreme kisha dhimbje te madhe te dhembit isha tek stomatologu dhe me tha qe eshte duke dale nje dhemb ne fund dhe me tha te konsulltohem me gjinekologun per ndonje terapi, mirepo njeri gjinekolog me tha asesi nuk guxon te perdoresh antibiotik, ndersa nje tjeter me tha se edhe pse pse nuk preferohet shume mundesh me perdor Amoksicilin me Vitamin C , Ju lutem te me jepni mendimin tuaj per kete sepse kame shum dhimbje te padurueshme. Me respekt Merita.