A ndryshon grupi i gjakut?
Eda
(15 vite më parë)
Përshëndetje Eda.
Nuk je shprehur qartë se, çfarë faktori rezus (pozitiv apo negativ) të kanë vlerësuar në Shqipëri. Meqënëse të kanë bërë një gjilpërë e cila realizohet brënda 72 orëve, presupozoj se grupi i gjakut mund të ishte me faktor rhezus negativ. Të rekomandoj, të përsëritësh analizat edhe një herë aty ku je, për të vlerësuar faktorin rhezus, sepse nuk ka mundësi që ky faktor të ndryshoj.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Jam 24 vjeç dhe pres femijen e dyte. Kur linda femijen e pare e kam lindur ne Shqiperi dhe atje i beja analizat shpesh, edhe se grupi i gjakut doli rezus dhe bera dhe nje gjilpere pas lindjes. Kjo gjilpere kishte efekt vetem 72 ore. Tani jam shtatzene dhe i kam bere analizat ne Greqi dhe grupi i gjakut me doli pozitiv, si ka mundesi te ndryshoje gjaku? Megjithate do i perserit perseri analizat. Faleminderit per mirekuptimin.