Hemorragjia pas lindjes
Bjanka
(15 vite më parë)
Përshëndetje Bjanka.
Gjakrrjedhja që tregon, nuk është normale dhe vlerësoj se ndodh për dy mundësi. Së pari; prania e një infeksioni i cili ka kapur edhe qafën e mitrës dhe që mund të diagnostiokohet nëpërmjet një analize dhe kulture të sekrecioneve vaginale. Së dyti; gjakrrjedhja mund të ketë lidhje me vezoret dhe për të përcaktuar gjendjen e tyre, të rekomandoj të kryhesh një ekografi.
Me diagnostikimin e sëmundshmërisë, mjeku do të japë trajtimin e nevojshëm.
Të uroj shërim të shpejtë.
Pershendetje doktoreshe Mimoza.
Kam dy muaj qe kam lindur dhe kam ende hemoragji nga mitra. Ne fillim me zgjati 40 dite, pushoi per pak ore, filloi serish, zgjati nje jave, pushoi dhe filloi perseri. Aktualisht nuk kam hemoragji tipike por sekrecione te verdha ne kafe qe me kane shoqeruar pothuajse çdo here qe mendoja se do perfundonin, por kete here s`po largohen. A eshte normale? Lindja ka qene natyrale. Dua te theksoj se kam pasur disa shqetesime te lehta nga vezorja e majte gjate kesaj kohe, dhimbje apo ndjenje rendimi.
Shpresoj te me jepni nje pergjigje sa me pare.
Ju faleminderit.