Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pucrrat në shtatzeëni

Pershendetje doktoreshe, Une tani jam ne javen e shtate te shtatezanise por shume po me dalin pucrra ne fytyre a ka ndikim shtatezania ne kete apo acidi folik mos ka ndonje ndikim sdi cfare te beje po e perdori nje krem qe permban acid salicilik produkt i garnier a ben te perdor kete krem per pucrra eshte?

Fatmire >anisa< (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mile

Nuk mendoj se puçat që ankon të kenë lidhje me shtatzëninë. Po kështu edhe përdorimi i acidit folik nuk ka këtë efekt anësor. Kujdes me kremrat që përdor dhe është mirë që për këtë problem të konsultohesh me mjekun dermatolog.

Gjatë shtatzënisë bëhet ndryshimet në lëkurën e fytyrës, por që kjo ndodh zakonisht pasi kalon gjysma e shtatzënisë. Njollat e shkaktuara nga ndryshimet e pigmenteve zhduken pas lindjes edhe pa trajtime të veçanta.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti