javë pas jave
Përshëndetje Ada
Nëse nuk të shkon marrja e acidit folik si njësi më vehte, atëherë mund ta marrësh atë edhe me anë të multivitaminave sepse në përbërjen e shumë prej tyre ka acid folik.
Të vjellat apo të përzjerrat, në përgjithësi janë normale në fillimet e një shtatzënie dhe mund të shkojnë deri në javën e 12-të të saj. Ka disa mendime se përse ndodhin përzjerrjet apo të vjellat dhe nuk lidhen me konsumin e acidit folik, por mund të lidhen me ndryshimin e hormonit HCG, uljen e tensionit arterial, uljen e nivelit të sheqerit në gjak apo edhe me aromat apo erëzat e ndryshme që rrethojnë jetën njerzore.
Nuk ka ndonjë afat se kur duhet të fillohet të mbahet kontrolli i butësisë dhe elasticitetit të lëkurës. E rëndësishme është që lëkura të ketë qarkullim sa më të mirë të gjakut, në pjesën e kofshëve, vitheve, barkut dhe gjoksit e kjo realizohet me anë të masazeve të kryera me vaj bajame ose kremrave që ndodhen në farmaci. Edhe dieta ushqimore e pasur me vitamin E, ka rolin e vet në mos lejimin e daljes së strieve. Shtimi i pa kontrolluar në peshë, ka efekt negativ.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 6 te shtatzanise, dhe kam 2 jave qe po perdor vetem acid folik, por pasi e pi kam te perziera dhe te vjella. Cfare duhet te bej, mos duhet ta shoqeroj me ndonje medikament tjeter? Kremin per moscarjen e barkut ne cilen jave te shtatzanise duhet te filloj ta aplikoj?? Pune te mbare.