Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje mbi pjesën e sipërme të barkut në anën e djathtë

E nderuar Dr. Keta, desha te pyes ne lidhje me dhembjet e pjeses se siperme te barkut ne anen e djatht, kane nje dhembje kogja te fort e cila me shoqerohet si lloj ngerqi, deshiroj te di a mos ka diqka te demshme ne lidhje me bebin edhe pse levizjet e tij po i ndjej. jam ne javen e 25?

Merita Morina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Merita

Nuk dyshoj se dhimbja që ankon, të lidhet në mënyrë direkte me shtatzëninë. Nëse dhimbja është te brinjët e kryesisht në anën e djëthtë, nuk ka vënd për shqetësim pasi mund të konkludohet si dhimbje e shkaktuar nga mitra e zmadhuar ose nga lëvizjet e bebit.

Mundohu të jesh më e lirshme në veshje dhe gjatë qëndrimit ulur, mundohu që trupi të qëndroj drejt dhe jo i përkulur apo i mbështetut diku.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti