Mbi epiduralin dhe entonox
Kledi Shallari
(14 vite më parë)
Përshëndetje Kledi
Entonox është një përzjerje 50 me 50% respektivisht të N2O dhe oksigjen dhe si metodë për të hequr dhimbjet nuk aplikohet më në klinikën ku unë punoj. E thënë thjeshtë, është një një përzjerrje gazi e cila jepet me maskë dhe shpesh mund të mbahet nga vetë pacientja.
Lindja me anestezi epidurale zgjidhet nga vetë shtatzëna dhe mjeksia i ka ulur në minimul efektet anësore të saj, prandaj nuk ka arsye që të shqetësohesh.
Nëse në klinikën ku do lindësh fëmijën tënd përdoren të dy këto medoda, është e drejta jote të zgjedhësh apo të mos zgjedhësh asnjë nga këto dhe të pranosh lindje natyrore.
Të uroj shtatzëni të mbarë dhe lindje të lehtë.
Pershendetje dr.Moza. Jam ne javen e 31 te shtatzanise sime te dyte. Lindjen e pare e kam bere natyrale porse te dyten planifikoj te aplikoj epiduralin. Nga informacionet qe me vijne nga beba ime mesova edhe mbi entonox, per te cilin nuk kam nje informacion se si perdoret gjate lindjes. Ju lutem dr.Moza te me jepni nje mendim/sugjerim mbi aplikimin e tyre ne procesin e lindjes, kush mund te jete me i mire dhe pa pasoja /efekte anesore. Gjithashtu nese keni informacion nese epiduali mund t'u buhet nenave shtatzana sipas kerkesave te tyre apo kur e keshillon doktori. Ju falenderoj shume per pergjigjet dhe kohen /perkushtimin tuaj, mesojme shume gjera ne kete rubrike.