Rregullimi i dhëmbëve me anestezion
Valmira Smajli
(14 vite më parë)
Përshëndetje Valdona
Gjatë tremujorit të parë duhet shmangur intervenimet stomatologjike, shkaku i anestezionit apo përdorimit eventual të ndonjë ilaçi. Pas kësaj peridhe, nëse keni shtatzëni normale, mund të bëni intervenime stomatologjike pa asnjë problem.
Pas tremujorit të parë lejohet heqja e dhëmbëve, perveç në rastet kur keni problem me mpiksjen e gjakut. Në këto raste para heqjes duhet të konsultoheni me gjinekologun dhe stomatologun tuaj.
Gjithë të mirat.
Pershendetje zoteri i nderuar. Jam shtatzene ne muajin e 4 kam problem me dhembet, por edhe problemi tjeter eshte se nuk mundem ti rregulloj dhembet pa anestezion. A mund te bej intervenim te tille stomatologjik, mos valle e demton frytin anestezioni? Ju deshiroj gjdo te mrie ne jete.