javë pas jave
Përshëndetje Ana
Vlerësimi fetal, fillon në tremujorin e parë të shtatzënisë. Nga java e 14 deri në javën e 16 të shtatzënisë, është e mundshme kryerja e ekografisë me sondë transvaginale për të matur atë që quhet transducensa nukale. Kjo lejon kapjen më të shpejtë të anomalive kromozonike, që janë gati gjithmonë të pranishme në tremujorin e dytë.
Pas kësaj realizohet triple testi, i cili në rastet e dyshimit ekografik tregon se sa mund të jetë mundësia për të patur një morbus dawn. Është test i thjeshtë, që bëhet me marrjen e gjakut venoz nga nëna. Maten tre tregues të rëndësishëm dhe korelacioni midis tyre.
Për më shumë të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/analiza-dhe-teste/dabell-dhe-tripell-testi-double-triple-test-
Gjithë të mirat.


Doktoreshe jam ne javen e 13 isha ne kontroll ne javen e 12 dhe doktoresha ime me tha gjithqka eshte ne rregull po perse nuk me tha me be ndonje analize per te pare me mire a eshte gjithqka ne rregull me femiun tim,me tha me vone behen ato,mund te ma spjegoni qfar eshte tripel test,dhe dabell test..?Sepse lexoja per to ne int se spo di per qfar jane..? Sepse kontrollen e rradhes e kam ne javen e 16 me duket qe shume vone eshte per te bere analiza..?