Dhembje të vaginës në shtatzëni
Eda Odesa
(14 vite më parë)
Përshëndetje Eda
Për aq sa ankon, nuk dyshoj për ndonjë problem që të lidhët me ecurinë jo të mirë të shtatzënisë apo diçka tjetër. Besoj në atë që të ka thënë mjekja ku je vizituar.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Dr.Moza. Jam ne javen e 15 te shtatzanis. Ne kontrollen e rradhes para nje jave,dr konstatoj qe cdo gje eshte ne rregull. Kam bere dhe ekzaminimet nese femija mund te kete sindromin Down,gje qe rezultoj qe ska vend per shqetesim. Analizat e urines dhe te gjakut me dalin shume mire. Fetusi po zhvillohet shume mire. Por une kam nje shqetesim,qe me ndodh per dy-tre sekonda dicka si dhimbje here ne anen e majte,here ne anen e djathte brenda vagines. Dr im ketu ne gjermani me tha qe vjen nga zhvillimi i shpejt i fetusit, nga rritja e mitres,poashtu dhe zgjatja e ligamenteve. Shqetesim tjeter nuk kam,tani ndjehem dhe me energjike se ne fillim te shtatzanis. Desha te dije a ka vend per shqetesim,per kete dhimbje qe po me ndodh? Me falni se e zgjata doktoreshe por doja te isha me e qarte. Ju faleminderit per mirekuptim!