A mund të mbes shtatzënë një nënë gjidhënëse?
Asina Shkoza
(14 vite më parë)
Përshëndetje Asina
Më vjen mirë që interesohesh për të mos mbetur shtatzënë në mënyrë të padëshiruar. Ushqimi me qumësht gjiri konsiderohet si një metodë kontracepsioni, e cila e zhvilluar në kushte rigoroze nuk lejon fillimin e shtatzënisë së paku deri në 6-të muaj.
Për të qënë më e sigurtë në kërkesën dhe dëshirën tënde, të rekomandoj të përdorësh si metodë të planifimit familjar, sterilenë. Kjo është një paisje/vegël e cila siguron mos mbetjen shtatzënë në një nivel shumë të lartë dhe nuk ka asnjë efekt anësor apo të dëmtoj beben që ke në gji. Nëse vendos kështu, duhet të mësosh se çfarë është sterileja dhe në çfarë kushtet vendoset dhe mbahet ajo.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, doja tju pyesja a mund te mbese shpejt shtatzane nje nene gjidhenese? une kam femijen e dyte 2 muajsh dhe nuk dua te kem nje 7-zani te padeshiruar po per tu mbrojtur cfare me rekomandoni te perdor qe mos te demtoj bebin se i jap gji? flm per pergjigje.