Vonesa e menstruacioneve
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Argjenda
Çrregullimeve hormonale të konstatuara, duhet tu gjëndet shkaku dhe trajtuar për të patur shtatzëni normale. Trajtimi me estroprogestaiv (DIANE-35) si në rastin tënd, duhet të vazhdojë deri në 6-të. Pas trajtimit pritet që cikli menstrual të jetë rregulluar dhe në ditën e 14-të të ciklit, bëj një ekografi për të vlerësuar maturimin e folikulit dhe një vizitë gjinekologjike për të vlerësuar gjendjen e qafës së mitrës.
Gjithë të mirat.


Pershendetje jam Argjenda nga Gjilani jam 22 vjecare dhe jam e martuar qe dy vite dhe po kam deshir te mbes shtatzen,jom duke bere kontrollat ne prishtin dhe kam perdor tableta DIANE per rregullim menstruacionesh 3 muj dhe mu kan rrgullu deri sa kam perdor tableta sepse kam problem hormonal, mbasi i kam mbaru tabletat kom pas vonese dy jave domethane muajin e kaluar, tash prape edhe ne kete muaj kam vonese dy jave, te lutem a mundesh te me japesh pergjigjje se jam shqetesuar?