Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nuk ndihem mirë

Pershendetje jam ne muajin e 6 [23 javeshe] mirepo nuk ndihem mire m enxihet fryma shume edhe jam shume e merzitur ndonjehere them se dua te mbetem pa mend qaq ndihem e merzitur ju lutem me ndihmoni si te veproj qka te bej/ ju faleminderit per mirkupti pres nje pergjigjje nga ju.

Nesa Fera (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nesa

Vështërsia në frymëmarrje aq sa të bëhet shqetësuese, nuk është normale gjatë shtatzënisë. Mërzia gjatë shtatzënisë është e dëmshme. Fëmija e përjeton gjendjen e nënës. Prandaj rekomandohet që gruaja shtatzënë të qëndrojë sa më qetë dhe larg streseve.

Bën mirë të merresh me bebin tënd, duke i kënduar këngë të bukura dhe duke e përkëdhelur mbi bark. Ta dish që ai të dëgjon dhe do ta ndjejë vetën më të sigurtë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti