Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Abortet

Pershendetje. Motra ime ka 12 vite martese nuk ka femije, ka pas 6 aborte femijet i rriten deri 3 muaj dhe i vdesin analizat i dalin krejt mire ka pije aspirina po pa efekt ka bo do kontrolla edhe burri krejt rezultatet mire i dalin, edhe femijet qe i kane vdek mjeket i kane thene se femijet jane kon me tmeta doktoreshe pse femijet nuk i rriten ma shume se 3 muaj edhe pse me te meta pres pergjigjen tuaj flm shumme?

Ela Ela (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Suhejla

Më vjen shumë keq për motrën tënde. Abortet ndodhin për shkaqe të ndryshme. E rëndësishme është të gjëndet shkaku, që çon në abort. Midis tyre po përmënd disa, si difektet gjenetike, anomalitë uterine, shkaqe endokrine, infeksionet e ndryshme, patologjitë sistemike të nënës, faktorët imunologjikë si dhe shkaqe të panjohura. Prandaj duhet të gjenden shkaqet e mundëshme dhe të trajtohen.

Gjithë të mirat.

/komuniteti