Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kordoni rreth qafës së bebit

Jam ne javen e 27 dhe isha per kontroll dhe e doktori me tregoj qe beba e ka te pshtjellur kerthizen rreth qafes dhe jam shume e shqetesuar, te lutem me tregoni se a paraqet rrezik per beben?

Sara Sara (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sara

Kordoni rreth qafës së fetusit, është fenomen jo i rradhë gjatë shtatzënisë. Xhiro e kordonit umbelikal (kordonit të kërthisës), mund të ndodhë nga momenti kur fetusi fillon e lëviz. Më e theksuar është gjatë periudhës së fundit të shtatzënisë, pasi është periudha kur fetusi bën lëvizje të shumta dhe të pa kontrolluara, të cilat shpien në rrethimin e qafës me kordonin umbelikal.

Por kjo nuk do të thotë që të kalohet në stres dhe frikë, pasi unë të garantoj se mjeksia e sotme ka mundësi të konstatoj xhiron e kordonit nëse ai ekziston si dhe të drejtoj lindje të sukseshme dhe pa probleme.

Të uroj një lindje të lehtë dhe bebe të shëndetshme.

/komuniteti