Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Skuqje dhe djegësimë rreth vaginës

Pershendetje doktoreshe, dua tju pyes dicka, kam pas bakterien e-choli kam perdorur terapi dhe me eshte larguar, tani jam mire po kam nje problem tjeter, kur beje marredhenie kam skuqje rreth vagjines dhe kur me bi sperma kam djegie ne lekure, kam provuar qe 7 muaj rrjesht dhe nuk kam mbetur shtatzene, kam bere edhe kontroll te gjinekologu me ka rekomanduar kontraceptive po nuk i kam marr, menstacionet nuk i kam te rregullta ndodh qe me vin 6 dite perpara ndodh edhe ma pak dite, do doja ta merrja mendimin tend, te falemnderoj shume per pergjigjet qe mke dhene edhe me heret. Gjitha tmirat.

Dona Hoti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Donjeta

Të rekomandoj të bësh një mykokulturë të sekrecioneve vaginale, për të vlerësuar mundësinë e një kandidoze e cila klinikisht praqitet me shënjat që ti ankon.

Nëse kërkon shtatzëni, duhet të ndigjosh këshillat e mjekut për të përdorur trajtimin me kontraceptiv, pasi ai e ka vlerësuar situatën dhe kjo ka qënë zgjidhja më optimale për gjendjen që ti paraqet.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti