Pasoja e injeksionit gjatë lindjes me operim
Drilona
(15 vite më parë)
Përshëndetje Drilona.
Dhëmbja e shpinës pas shtatzënisë në lindje me anestezi epiduarale është e pazakontë. Mundësia që anestezia epiduarale të shkaktoj dhëmbje shpine nuk është evidentuar. Të rekomandoj të kontrollohet për spondiloartrozë, ku diagnostikimi vlerësohet me grafi.
Të uroj shërim të shpejtë.
Pershendetje per ty doktoreshe. Kam lind qe 8 muaj me operim, injeksionin ma kane dhene ne shpine per mpirje vetem poshte. Por a eshte e mundshme se prej atij injeksioni te me dhemb shpina domethene bash ai vend ku e kam marre, sepse me dhemb naten kur flej, mezi rrotullohem aq dhimbje qe kam, deshiroj te di a eshte prej injeksionit? Faliminderit, pune te mbare.