Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

IUD

Pershendetje doktorreshe. Une kam te vendosur IUD qe 11 muaj. Para vendosjes se saj kam pasur cikel te rregullt cdo 28 dite nga 7 dite ne muaj.Ne ditet e para kam pasur gjakederdhje me te shprehur pastaj ka ardh duke u pakesu sasia. Tani pas vendosjes kam rregullisht cikel 8 ditor si dhe ne dite te para gjakderdhja eshte shume me shume e shprehur dhe pas 4 dite vie duke u pakesu. Ne viziten e fundit qe pata, mjeku me rekomandoi kontraceptive qe implantohet ne lekure, ngase sipas tij kjo gjakderdhja e shumte eshte si pasoje e spirales te cilen trupi po vazhdon te e refuzoje. Cfare me rekomandoni ju?? Perveq gjakederdhjes, ankesa tjera nuk kam. Ju falenderoje per mundin qe beni.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Nëse është konstatuar anemi dhe organizmi e trajton si trup te huaj DIU, duhet ta heqësh pa tjeter. Kontacepsioni që implantohet në lëkurë, është i favorshëm në situatën tënde.

Gjithë të mirat.

(14 vite më parë)
Shume falemnderit doktorreshe.

/komuniteti