Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth tabletave

Pershendetje Dr. Keta. Desha te ju pyes rreth tabletave per tretje magnezium 2*1 ne dite mi ka rekomandu mjeku ti perdor deri ne lindje,une tash jam ne javen e 18+4dite,edhe marr tableta femibion2 prej javes se 13 te shtatzanis ne te ka edhe perberje magneziumi 70mg,kurse ne keto qe mi ka rekomandu mjeku kan 200mg,a mos ashte doza e teprura qe po e marr apo duhet ta nderpres ne diten qe pare qe e kam perdor kam pas shum mundim e te vjella,desha te di edhe prej kur mund te ja filloj me marr kalcium se e kam lexu te bebaime.com qe duhet te perdoret prej javes se 18,une e pyta gjinekologun tim me tha se mund ta perdoresh prej muajit tjeter se te mundojn shum tash mi marr pernjiher edhe kalciumin edhe magneziumin,ju lutem me tregoni qka te beje qka eshte e preferuar te perdoret ne kete mosh te shtatzanis,edhe mos jam te tepru me vitaminat femibion apo duhet ti nderpres tashme,beba ashte tu u zhvillu shum mire ne baze te javeve te shtatzanis,pres pergjigjjen tuaj sa me shpejt,flm per ndihmen qe naj ofroni.

Drenusha Bejta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kosovare

Vitaminat tabletë femibion 2, nga gratë shtatzëna fillohen të përdoren pas javës së 12-të të shtatzënisë e deri 40 ditë pas lindjes. Këto tableta nuk kanë në përbërjen e tyre magnezium. Shtazënat mund të marrin edhe deri në 450 mg magnezium në ditë, duke e shoqëruar me vitam C dhe A si dhe kalcium. Të vjellat mundet të shkaktohen nëse magneziumin e konsumon gjatë ushqimit, prandaj gjej një kohë tjetër për konsumin e tyre.

Nëse sikletin e ke të madh dhe të padurueshëm, mundet që të ndrosh këtë rregjim dhe të marrësh multivitamina, që në përbërjen e tyre kanë vitamina dhe kripra minerale si dhe kripra magneziumi. Të rekomandoj gjithashtu të fillosh përdorimin e hekurit si supplement të cilin edhe këtë ta vazhdosh deri 40-të dita pas lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti