Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të ngelë shtatzënë 45 ditë nga linda e fëmijës?

Dr. Mimoza kam lindur djalin me 22.02.2012 ne operim, pas rreth 50 ditesh kam kryer marredhenje seksuale dhe kam frike mos kam mgelur pasi dhe cikli nuk me ka ardhur?! Bebin e ushqej me gji dhe nuk ka ndonje shqetesim, qumesht kam. Te lutem me ktheni pergjigje.

Alda Krashnica (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alda

Po, është e mundur që shtatzënia e re të filloj brënda kohës së paslindjes që përshkruan. Nëqoftëse bebin e ushqen vetëm me qumësht gji në mënyrë të rregullt dhe korrekte, je e mbrojtur nga një shtatzëni e padëshiruar edhe deri në 6-të muaj. Si hap të parë, bëj një verifikim nëse ke mbetur apo jo shtazënë me test shtatzënie, meqënëse ke kryer marrëdhënie seksuale të pa mbrojtur.

Nëse shtatzënia mungon, të rekomandoj që të përdorësh një nga metodat e planifikimit familjar për tu mbrojtur nga shtatzënitë e padëshiruara. Nëse je e interesuar për një gjë të tillë, paraprakisht për të mësuar më shumë mbi to, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/perinatologjia/lehonia-planifikimi-familjar-pas-lindjes-

Gjithë të mirat.

/komuniteti