Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vështirësi në frymëmarrje gjatë shtatzënisë

Pershendetje, kam nje problem ne frymemarrje kam veshtiresi gjate mbremjes zakonisht poashtu here pas here te rrahura te zemres te forta dhe koke dhembje ne anen e majte, jam ne javen e 22 te shtatzanise dhe gjinekologja ketu ne Gjermani konsideron qe eshte normale ne javet qe jam te ndodhin keto gjera mirepo mua s`me duket aspak normale masi kom edhe crregullim shume te madh te gjumit. Ju lutem me ndihoni cfare duhet te bej pasi nuk ndihem mire po ashtu tensionin e gjakut e kom te ulet dhe kom gur ne idhez a mos ndoshta gurt e shkaktojne kete gjendje? ju faliminderit.

Jeta Jeta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë

Vështërsia në frymëmarrje aq sa të bëhet shqetësuese, nuk është normale gjatë shtatzënisë. Rëndesa për shkak të shtimit të peshës trupore, sjell frymëmarrje të rënduar të moderuar në çdo periudhë të ditës. Mundet që shkak të jetë mbilodhja gjatë ditës në punët e shtëpisë apo gjetkë, nga mbiushqimi i cili ngre diafragmën duke vështërsuar frymëmarrjen, nga ndonjë alergji e mundshme ose ndonjë faktor tjetër. Mundohu të gjesh dhe të korrigjosh një shkak i cili nuk lidhet me shtatzëninë. Nëse nuk e gjen dhe frymëmarrja vazhdon të jetë shqetësuese, një konsultë e mjekut obstetër-gjinekolog me mjekun pneumolog mund të jetë e vlerësuar.

Hypotensioni, është i njohur te gratë shtatzëna. Në momentin që ke ndjenjën e maramëndjes, qëndro në pozicionin shtrirë anash majtas. Kështu do ta ndjesh veten më mirë dhe më të qetë.

Kontakto për të marrë këshilla nga mjeku urolog, pasi shtatzënia krijon mundësinë për të patur likide në organizëm, kështu që puna e idhëzës bëhet më e madhe.

Për të vlerësuar situatën që përshkruan, mjeku urolog do të bëjë ekzaminimet e nevojshme dhe do të japë këshilla dhe trajtimin e duhur me qëllim që shtatznia të shkoj deri në fund e sukseshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Jeta Jeta (14 vite më parë)
faliminderit per pergjigjejen tuaj.

/komuniteti