Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Për përdorimin e vibra tone pas lindjes

Pershendetje dr. Keta. Une kam lindur djalin para 10 muajve, dhe tashme veq e kam rikthyer peshen e dikurshme, por ajo qe me shqeteson eshte barku im eshte ende sikur i bute dhe pak me i madh se para lindjes. Kam blere nje "vibra tone" por ne fleteudhezim shkruan se para perdorimit tek grate qe kane lindur duhet te bejne nje vizite tek gjinekologu. Pyetja ime eshte kjo: a duhet une te beje kontroll tjeter tek gjinekologu im apo mjafton ajo 2 kontrolla qe kam bere deri me tani ku gjithcka ka qene ne rregull? Ju falenderoj shume per kohen qe gjeni per ne. Cdo te mire :)

Silasu <3 (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Silasu

Mënyra më e mirë për rikthyer formën e trupit apo për të tonifikuar atë, janë ushtrinet gjimnastikore ose aerobike. Nuk është e rëndësishme që ato të bëhen të rënda, por mjafton të jenë të lehta dhe të përdishme. Mund të shoqërohen edhe me vegla gjimnastikore por gjithnjë pa u rënduar. E kombinuar e gjitha kjo edhe me një rregjim ushqimor, trupi merr formë të rregullt dhe të tonifikuar duke u bërë e pëlqyeshme. Nëse ke vendosur të përdorësh vibratonin, të rekomandoj të bësh një ekografi për të vlerësuar kavitetin uterin.

Gjithë të mirat.

/komuniteti