Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Injeksionet dhe dhembja e barkut

Pasi kam PCO mjeku me dha clomifen te perdor 5 dite 2x2 ne dite, por ne diten e 12 ne kontroll nuk kishte ndonje folikul dominant, ai nga dita e 12 e ciklit me propozoj te vazhdoj me injeksione Fostimon 1x2 cope, per 4 dite me rradhe, dje mora te paren dhe kisha dhimbje barku, me trego te lutem a eshte e drejte qe te perdoren injeksionet ne diten e 12 dhe a mos jane keto dhimbje barku shkak i dy injeksioneve pernjeheresh? Te falenderoj.

Sonila Nitaj (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sonila

Preparati që të ka rekomanduar mjeku është hormon stimulus i folikulit.

Disa nga efektet anësore mund të jenë; - prodhimi i shumtë i vezëve, - dhimbje koke, - kapsllëk, - fryrje e barkut, - dhimbje në vendin e injektimit. Por kjo nuk do të thotë se këto efekte ndodhin, te të gjitha gratë që e përdorin këtë hormon. Siç duket nga ajo që thua, tek ty si efekt anësor vërehet fryrja e barkut. Nuk mendoj se ky është një problem me pasoja. Megjithatë, ankesën tënde paraqitja edhe mjekut që ka rekomanduar preparatin.

Uroj për rezultat pozitiv.

Celiii& Dino (14 vite më parë)
Ketu nuk e sheh pyetjen tande dr bere pyetjen tek pyet gjinekologun respekt.
tuki (14 vite më parë)
pershndetje doktoresh, jam ne fillim te shtatzanise, para tri dite kam bere dy teste edhe me kan dal pozitiv , kam njoftu gjinekologen time sepse edhe kam pas dhimbje barku sikurse para ciklit dhe ajo me ka regomanduar acid folik 05.mg dhe duphaston 10mg desha ta dij edhe mendimin tuaj , falemnderit

/komuniteti