Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit apo kontraksione?

Shume e nderuar doktoreshe!


Duke marre shkas nga mundesia per te kontaktuar me ju do te deshiroja te hiqja nje dyshim ne lidhje me shtatzanine. Jam ne javen e 22 te shtatzanise dhe levizjet e para te bebit kam filluar ti ndjej qe ne javen e 13. Por vetem para 3 ditesh kam filluar te kuptoj qe bebi mblidhet shpesh ne krahun e majte te barkut (kerthizes) dhe qendron aty (madje edhe leviz ndonjehere) deri ne momentin qe une nderroj pozicion. Kete e verej shpesh sidomos kur jam shtrire dhe kam nje ndjesi terheqjeje per pak sekonda. Krahu i majte ku qendron bebi behet me maje dhe pak me i forte se pjesa tjeter e barkut (kerkoj falje per terminologjine). Kam pyetur dhe nenat qe kane qene shtatzana dhe me kane thene se u ka ndodhur e njejta gje, por ne spital me kane thene se jane kontraksione. Nderkohe une nuk kam dhimbje kur ndodh kjo gje. Eshte shtatzania e pare dhe nuk i njoh te gjitha. Gjithsesi, tani jam duke marre progresteron per 10 dite, pasi me thane qe kam infeksion ne rruget urinare qe mund te jete shkaktari i dhimbjes qe kam ne fundshpine, djegies urinare dhe kontraksioneve. Jam ne pritje te pergjigjeve te analizave te urino-kultures dhe tamponit vaginal per tu kuruar me antibiotik. Do deshiroja te dija se si jane kontraksionet dhe a ndodhin ato ne nivelin e barkut apo te vezoreve, a jane kontraksione keto qe une pershkruaj?


Ju falenderoj perzemersisht per vemendjen dhe ju uroj pune te mbare!

Ada (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Ada. Termi kontraksione (uterine), përdoret kur shtrëngimet ndodhin në organizmin e gruas shtatzënë. Fetusi në vetvete nuk i shkakton ato, pasi kontraksionet kanë bazë hormonale. Shtatzënat me kontraksione kanë dhëmbje të cilat mundet të jenë edhe periodike. Duke u bazuar në ato që më shkruan, nuk mendoj se kontraksionet janë të pranishme. Mendoj se gjenden që përshkruan e shkakton qëndrimi dhe lëvizjen e bebit. Dhëmbjet në fund të shpinës si dhe djegiet urinare, mund të jenë për shkak të ndonjë infeksioni të mundshëm urinar. Patjetër duhet të trajtohen me preparate mjeksore. Por unë nuk di që progesteroni të trajtoj infeksionet gjenitale apo urinare. Mundet që mjeku të ka rekomanduar progesteron, për të dominuar “kontraksionet”. Pas analizës dhe uro-kulturës, shpresoj se trajtimi medikamentoz do të stabilizoj situatën. Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti