Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzëni e padëshiruar

Pershendetje i nderuar. Kam pasur mardhenie me te dashuren 2 dit para se ti vinin menstruacionet, me pas nuk kam pasur me marrdhenie, dhe menstruacionet e radhes i jan paraqitur diku rreth 9 dit me heret (edhe pse nuk e ka pasur kurr te rregullt ciklin) mirpo me ngjyr me te erret (kafe) dhe te perziera me ngjyr te kuqe, i kan zgjatur si zakonisht 4 5 dit dhe ne sasi te njejt si menstruacionet e kaluara. Dua ta di a eshte e mundur qe kjo te jet shenj e ndonje shtatzanie te padeshiruar apo thjesht ndonje qrregullim, Shenja te shtatzanis Te vjella, temperatur,urinim te shpesht etj nuk ka pasur. i, A eshte e mundur te jen menstruacionet prezente gjat shtatzanis dhe gjithashtu mos ti ket shejat e shtatezanis qe i ceka, dhe a mund te ndodh shtatezania ditve te tjera perveq ditve te ovulimit dmth 2 dit para ciklit menstrual. Me falni qe e zgjata mirpo jam ber merak, ju lutem me ktheni pergjigje.

Granit Desipojci (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Granit

Shtatzënia ndodh në ditët e ovulacionit, që korespondojnë me ditët 14-16 të ciklit menstrual ku numërimi fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes menstruale. Prandaj ajo që pretendon, nuk ka mundësi të ndodhë nëse këto informacione janë të sakta.

Gjithë të mirat.

/komuniteti