Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam frikë nga aborti

Miredita MD Mimoza jam ne javen e 19 te shtatzanise mjeku mka thone bebi eshte shume poshte, ju e dini operacioni cezarian e bebi leviz nen vijen e prerjes por per nje sec kalon leviz te brinjet e mia po kam frike mos i kam binjake ose nuk eshte dicka ne rregull me beben kam filluar ta humb besimin te doktori im, ju lutem me ndihmoni? Tung diten e mire.

Vela Ola (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vela

Bebin do ta ndjesh poshtë në këtë periudhë të shtatzënisë, dhe me rritjen e moshës së saj do të fillosh ta ndjesh më lart fëmijën tënd. Ekzaminimi ekografik e vlerëson saktësisht se sa është numri bebeve dhe nëse ti dyshon për këtë, kërkoja ndonjë mjeku tjetër të bësh një ekzaminim të tillë për të vlerësuar gjendjen.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti