Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ka mundësi me mbet shtatzënë në ditën e fundit të ciklit menstrual?

Pershendetje e dashura doktoreshe... desha te bej nje pyetje... kam bere marredhenie ne diten e fundit te menstracioneve, gjaku ishte ndalur plotesisht, i fejuari im ka frike mos rastesisht ju eshte derdhur ndonje pike sperme brenda... edhe pse kete gje nuk e ka ndier as ai as une, por vetem po dyshojme, mbas marredhenies se dyte kam pak gjakderdhje pak, disa pika... kam frike te shkoj tek gjinekologu sepse nuk jam e martuar ende dhe me vjen turp... ju lutem me jepni mendimin tuaj per kete gje.. ju pershendes shume.

Lejla (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Lejla. Fillimi i shtatzënisë ndodh kur femra është nw ditët e ovulimit, dhe në qarkullim ndodhen spematozoidë. Ditët e ovulimin, paraqiten diku pas ditës së 13-14 nga dita e parë e ciklit menstrual dhe zgjasin 2-3 ose edhe 4 ditë. Nëse raporti seksual i pa mbrojtur është kryer në ditën e fundit të gjakrrjedhjes, që mund të jetë dita e 5 ose 6-7 nga dita e parë e fillimit të saj, nuk mendoj se shtatzënia ka filluar. Megjithatë, testi shtatzënisë konfirmon ose jo atë. Edhe një kontroll tek mjeku, e vlerëson situatën. Por kjo për mua nuk është e rëndësishme. Unë këshilloj që të gjitha femrat, kur kryejnë raportin e parë seksual, duhet me patjetër të kontaktojnë mjekun gjinekolg. Një vëzhgim i përgjithshëm gjinekologjik dhe specifik nëse është e domosdoshme, është nw favor të shëndetit riprodhues të gruas. Prandaj edhe ty Lejla, të këshilloj që të kontaktosh me një mjek gjinekolog, pavarësisht se je apo jo shtatzënë. Të uroj gjithë të mirat.
antea (12 vite më parë)
cfare mund te ndjenje keta prinder un e di mi, kemi pasur te njejten fatkeqesi si shume familje fatkeqesisht, thejsht i jep kurajo vetes qe te behesh e forte per hater te femijes tend nje zemrer per nje bote ne itali eshte nje super shoqate e cila mire do bente qe dhe mjekeve tane ketu tu mesoje qe te mos sillen si kafshe me prinderit e femijeve te prekur me semundje
Marinela Dine (14 vite më parë)
Ledja eshte vertet prekse.po zoti tu jap fuqi keture prinderve qe vogelushi ture te sherohet same shpejte.
Lejla Emrullai (14 vite më parë)
Marinela, me kete histori me ke emocionuar pa mase... Me shtyre te paramendoj se cfar dot kisha bere une poqe se zoti me sprovonte me nje rast te tille... Metevertete e pabesueshme dhe tertheqese... Kam vajzen 11 muajshe dhe shyqyr zotit deri tani e kam pas mir me shendet. Por tek une shpresa vdes e fundit. Dhe jam e bindur se joeli kete do ta perballon dhe do te sherohet totalisht. Sincerisht dua dhe jam e bindur qe ky femij te rritet i shendosh sikurse meriton... Emgjulli i vogel... Historia e tij me shtyri te qaj per momentin ketu ne vendin e punes ku jam. Shpresoj, shpresoj dhe shpresoj se joeli por edhe femijet tjere te semur te sherohen dhe te jetojn te lumtur, pa dhimbje pa mundime, te lutem o zot!

/komuniteti