Spermogrami a është në rregull?
Alea Morina
(14 vite më parë)
Përshëndetje Aneda
Nga të dhënat që shkruan, është e nevojshme që bashkëshorti të bëj një spermokulturë. Antibiograma do të ndihmojë për të përcaktuar antibiotikun që do të jetë më efikas për trajtimin e tij. Edhe antibiograma e sekrecioneve vaginale, do të përcaktoj antibiotikun që do të jetë më i efekshëm. Duhet të dish që trajtimi duhet bërë njëkohësisht, për ty dhe bashkëshortin.
Gjithë të mirat.
Pershendetje shpresoj te mos ju bezdisim shpesh me pyetje jo te arsyeshme MU gjinekologia ime me ka thene se mire ka burrin spermogramin per disa arsye kam nderpre kontrollet ka dy muaj sjemi duke perdorur asnje terapi, vetem desha te ju tregoj rezutaltatet dhe te me japeni nje mendim ne lidhje me kete rezultat a ka nevoj per tu trajtura apo jo abstenimi 4, konsistenca e lengshme, volumi 6.1 ml, koha e likvimit 35" minuta, ngjyra e bardhe gri, PH 7.5, nr. i spermatozoitve ne ml 37.6, nr. i pergjithshem i spermatozoitve 229.3, reaksioni i aglutinimit neg-, testi i ozines / %, levizshmeria 53, shpejte progresive 30 ngadal progresive 13 lokal te levishem 10 te palevishem 47 leukecite 4-5, baktare te rralla qeliza epiteliale 1-2, eritrocite spermogrami forma normale 30, forma anormale 70. Ky eshte rezultati doja te dija a ka nevoj per tu trajtuar me medikament dhe une kam probleme me infeksjone vaginale te urinokultura strisho si chlamydia trachomatis strisho cerviko- vaginale me AB me kan dal negative, a ka nevoj burri te beje nje spermokultur apo mjafton spermogrami te dij se a ka ndonje infeksjon ai meqense vetem une ankoj nga infeksjonet dhe krurje qe kam.