Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjinia sipas kalendarit
Pershendetje Doktoresh, jam 30 vjeqe, i kam dy djem por deshira ime ka qene qe ta kem dhe nje vajze, ketu tek ne doktoret japin kalendar per zgjedhjen e gjinise se femijeve, doja te dija sa e vertet eshte kjo, a mund te lind dhe une vajzen time ne kete menyre, apo kjo eshte thjesht vetem keqperdorim i doktoreve tane?....me respekt Jana...
Jans (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilirjana.

Nga universitetet, institutet, dhe studimet e ndyshme shkencore në çdo vënd të botës, nuk jepen rekomandime dhe këshilla se si mund të projektohet gjinia e fëmijës me raporte seksuale. Rekomandimet e këtij lloji janë abuzivë. Nëse e bëjnë edhe mjekët, do ta quaja shpërdorim të detyrës për të cilën ata janë betuar me marrjen e diplomës së mjekut.

Ilirjana, mos u mashtro nga mashtruesit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti