Acid folik dhe duphaston
Linda Morina
(14 vite më parë)
Përshëndetje Linda
Të uroj për shtatzëninë e filluar, por mirë do të ishte që me një ekzaminim ekografik ta vlerësohej vendndodhja e saj. Acidi folik i rekomandohet të gjitha grave shtatzëna për tu përdour deri në fumd të javës së 12-të. Ai parandalon deformimet e mundshme në tubin neural të bebit. Duphastoni është preparat progestativ, i cili ndihmon shtatzëninë dhe eleminon dhimbjet e barkut. Të rekomandoj që këtë trajtim ta ndjekësh me rigorozitet sipas këshillave të mjekes tënde.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Persh dr. une tani jam duke hyre ne javen e 6 te shtatezanise, pasi kam bere testin dy here dhe me ka dal pozitiv kam kontaktuar permes tel. me gjinekologen time meqenese me tha qe eshte heret per vizite edhe me udhezoi qe te perdori folan (acid folik) 5mg dhe duphaston 10mg, desha te dije mendimin e juaj rreth ketyre barnave dhe harrova te tregoj qe kam dhimbje kah fundi i barkut sikur para ciklit? ju pershndes.