Pershendetje! Doktoreshe une desha te pyes rreth marredhenieve te cilat i kam vazhdimisht me te dashurin tim. Ka 4 vjet qe kam marredhenie te rregullta me te dashurin tim, por vazhdimisht ruhem dhe nuk kam lejuar qe sperma e tij te depertoje ne vaginen time, asnjehere. A kam rrezik qe mos te ngelem shtatzene? Faleminderit!
Lejla(15 vite më parë)
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Lejla.
Sado që të kujdesesh për të mos mbetur shtatzënë, gjithnjë është mundësia që në raportet seksuale të pa mbrojtura, shtatzënia e padëshiruar mund të ndodhë. E vetmja rrugë për t’u ruajtur nga shtatzënitë e padëshiruar janë metodat e planifikimit familjar.
Zgjidh njërën prej tyre, me këshillën edhe të mjekut gjinekolog, për të qënë e sigurtë dhe e mbrojtur nga një shtatzëni të padëshiruar.
Gjithë të mirat.