javë pas jave
Përshëndetje Ana
Gratë shtatzëna kanë shpesh dhimbje koke nëmuajt e parë të shtatzënisë. Kjo ndodh nga hundët e zëna, nga lodhja dhe tensionimi i zgjatur i qafës. Edhe stresi, uria dhe rritja e ndjeshmërisë ndaj kafeinës mund ta shkaktojnë atë. Një shëtitje në ajër të pastër, një dush me ujë të ftohtë dhe qese me akull në tëmtha ballë ose qafë do të ndihmonte në lehtësimin e saj. Edhe dhimbjet në fund të barkut ndodhin për disa arsye e një nga më të shpeshtat është shtatzënia për shkak të tërheqjes së ligamenteve. Por ka dhe arsye të tjera si infeksioni urinar, infeksionet gjenital apo një rrezik aborti. Prandaj të rekomandoj të drejtohesh te mjeku për të gjetur shkakun dhe për ta trajtuar atë.
Pozicioni gjatë gjumit është mirë të bëhet anash majtas. Por edhe pozicionet e tjera janë të pranueshme nëse ti ndihesh mirë dhe shtatzënia shkon mirë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Miredita doktoreshe shpresoj te jeni mire... une jam ne javen e 11 te shtatzanise po kam shume problem kur po zgjohem nga gjumi po zgjohem shume e lodhur me dhembje ne bark, si dhe dhembje te kokes gjate gjithe nates gjithashtu edhe diten edhe pse po perdore paracetamol po spo me ndihmon asgje... une gjithmone po fle ne bark se ne shpine edhe ne krahe spo me merr gjumi a demton gjumi ne bark beben gjate nates? cka me keshilloni ju? Ju pershendes Anna.