Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Duphastoni gjatë shtatzënisë

Pershendetje , une jam gati ne javen e 6 te shtatezanise pasi qe e kam bere testin dy here pasi qe rezultati ka dal pozitiv dhe kam kontaktuar me gjinekologen time permes telefonit duke i treguar per rezultatin pozitiv si dhe poashtu per dhembje barku njesoj si gjate ciklit menmstrual, ajo me ka rekomanduar te pij duphaston dydrogesterone 10 mg si dhe folan ( acid folik) 5 mg. kerkoj mendimin tuaj ne lidhje me keto ilaqe. faleminderit, tung

Linda Morina (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Linda,

Duphaston është progesteron, në shumë raste ka dhënë rezultat pozitiv në ndihmën për ecjen normale të shtatzënisë së herëshme. Ndërsa acidi folik merret 400 mikrogram një herë në ditë. Nuk duhet të përdorësh më shumë se 0.4 mg në ditë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti