Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësim

E nderuar doktoreshe, desha te beja nje pyetje duke shpresuar te mos ju duket pyetje banale. Mbas ovulacionit une gjithmone kisha tension dhe dhimbje gjoksi, eshte muaji i dyte qe une nuk ndjej as fryerje dhe as dhimbje. Jam shume e shqetesuar mos kam çballancim te hormoneve apo çka mund te jete ne pyetje? Une kam bere monitorim te ovulacionit ku kisha nje folikul 18.5 mm dhe mora nje injeksion Pregnyl a mund te ndodh qe edhe me marrjen e Pregnylit te mos kem pasur ovulacion? Pergjigjja juaj eshte shume e mire se ardhur per mua doktoreshe. Pershendetje.

Shpresa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shpresa.

Pregnyli është preparat që ndihmon për “shpërthimin e vezës” dhe nuk jep pengesë në ovulacion. Megjithatë bëj disa analiza hormonale, për të përjashtuar ndonjë mundësi të çrregullimit të tyre.

Gjithë të mirat.

/komuniteti