Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Adenomyosis

Pershendetje Zoja Keta Sheris kam nje pyetje per ju shpresoj qe mund te gjeni kohe te jepni pergjegje. Zoja Keta une jam shtatzene 6 javeshe por ne fund te barrkut kam dhimbje,edhe pse nuk jane dhimbje te forta po thuajse cdo dite ndiej dhimbje dhe gjinekologja me tha qe ka pare qe kam ne miter a po si eshte sakt nuk di pasi qe nuk eshte profesia ime tha qe shoh adenomyosis,para shtatzanis ka qene shume e vogel tash me shtatzani edhe ajo eshte duke u ritur pyetja ime eshte se a pengon kjo shtatzanin dhe a ka gjasa qe per shkak kesaj te kem dhimbje ? Flimderit per kohen tuaj.

Era Era (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Era

Adenomyosis është prania e indit endometrial jashtë kavitetit uterin. Ajo diagnostikohet edhe nëpërmjet ekografisë. Shtatzënia jep rritje të nivelit të estrogjenëve. Ky mundet të jetë një shkak që adenomioma të zmadhohet dhe mund të ketë influencë edhe në shtatzëni. Nëse mjekja që të ndjek ka arritur që nga ekzaminimet e ndryshme të mos gjejë një shkak tjetër të mundshëm për dhimbjet që ti ankon, atëherë duhet menduar që ankesat të lidhen me praninë e adenomiozën. Trajtimi me spazmolitikë do lehtësonte situatën dhe gjithashtu të rekomandoj edhe një ndjekje e kujdesëshme e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti