Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sidermia

Bera dje analizat e gjakut dhe me doli sidermia 5 nga 50 qe ishte minimalia. Nuk kam mundesi te kontaktoj me mjek keto dy dite. Me thoni ju lutem cfare te bej?

Anya Agolli (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anya

Niveli i ulët i sideremisë tregon për mungesë të theksuar të hekurit në organizamin tënd. Si fillim duhet të korrigjosh rregjimin e ushqimit dhe shtuar në të, mishin si dhe jeshillëqet që kanë hekut si spinaqi, pazija etj. Paralelisht mund të përdorësh edhe kripra hekuri të marra me tablet dhe për këtë duhet të kontaktosh mjekun hematolog i cili do të përshkruaj trajtimin e nevojshëm. Mos neglizho.

Gjithë të mirat.

/komuniteti