Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pushimi gjatë shtatzënisë

Doktoreshe, jam shtatzene 2 muaj e gjysem, a paraqet ndonje rrezik nese shkoj ne pushime per 10 dite, mendoj te shkoj edhe 3 jave ashtu ne pushime? Faleminderit.

Zana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Zana. Nuk mendoj se ka ndonjë rrezik për gratë shtatzëna të cilat duan të kalojnë pushimet qofshin ato verore apo dimërore. E rëndësishmë është që të ndiqen me rigorozitet disa këshilla që kanë të bëjnë me udhëtimin dhe mënyrën e udhëtimit si dhe qëndrimit në diell apo banjos në detë ose pishina apo edhe mbingarkesës fizike nëse pushimet kryhen në mal. Te ky ueb do të gjesh edhe shumë artikuj mbi pushimet e shtatzënave, por mos harro se përpara se të nisesh për pushime kontakto edhe me mjekun që të ndjek shtatzëninë. Pushime të mbara.

/komuniteti