Muaji i 9
Ada W
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ada
Të sygjeroj të paraqitesh tek mjeku që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë për të hequr setën e serklazhit, sepse koha ka ardhur. Ankesa që ke tregon, ka të bëjë me rënien e tapës mukoide. Lindja po afron dhe lindja pas javës së 37-të të shtatzënisë konsiderohet si lidje normale.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje dr Mimoza, te falenderoj per kohen dhe ndihmen e madhe qe po na ofron.. Une jam ne javen e 37-38 te shtatzanise, para 1 jave kisha pakez sekrecion ngjyre roze te perzier me sekrecion te verdhe, ndersa 2, 3 ditet e fundit me ndodh qe here pas here te kem sekrecione te verdha me pak te kuqe, kjo nuk me ndodh gjate gjithe dites.. Terminin e ardhshem e kam me dt 19 shkurt dhe ku duhet te bej heqjen e setes se serklazhes.. Bebin e ndiej te levizi, dhembje barku nuk kam. Cfar mendoni se mund te jete dhe cfar duhet te bej? Te falendoroj nga zemra...