Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhje pas 1 muaji

Pershendetje doktoreshe, une kam pas lindje me operacion dhe pas lindjes vetem 1 jave kam pas gjakederdhje pastaj me eshte ndalur qe disa dite kam disi ngapak gjate dites.. a mundet te jete ndonje pastrim i organizimit apo mund te jete cikli apo ndonje gje tjeter.. falmienderit.

Njomza Njomza (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Njomza

Të uroj për lindjen e fëmijës tënd dhe pastë një jetë të shëndetshme.

Situata që përshkruan është normale. Kryesore është që të mbrohesh nga një shtatzëni e padëshiruar. Prandaj të rekomandoj që të përdorësh një nga metodat e planifikimit familjar. Për këktë kontakto mjekun gjinekolog, i cili do të bëjë rekomandimet e nevojshme mbështetur në gjendjen e shëndetit tënd riprodhues dhe të përgjithshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti