Une jam ne fund te shtatzenesise se 4 me rend, qe nga shtatzenia e pare me jane shfaqur venat ne kembe te djathte, qe pas shtatzenise zbeheshin teresisht deri pas lindjes se trete ku me jane bere edhe etromboze. Vazhdimisht perdori çorapet me kompresion. Por pasur parasysh komplikimin e venave te zgjeruara doja te dija perveç kontraceptiveve (kondomeve) a eshte me e preferuar te merret injeksioni çdo tre muaj apo pilulat kontraceptive? Cilat mjete kontraceptive jane me te pademshme, me te preferuara, pasur parasysh se i kam venat e zgjeruara ne kembe dhe tromboze? Gjithe te mirat.
Ariana(15 vite më parë)
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Ariana.
Së pari uroj ta kalosh sa më mirë këtë shtatzëni, dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Arjana, ashtu siç e ke menduar, problemi yt kërkon një zgjidhje. Meqë ti kërkon një metodë të planifikimit familjar, unë po të rekomandoj qe për gjendjen tënde nuk duhet të përdorësh ato metoda që kanë si bazë ndërhyrjet hormonale. Për mua kjo është shumë e rëndësishme. Si metoda të rëndësishme të kontacepsionit që mund të të përshtaten edhe ty, po mundohem t’i rendis; Kondomi, UID (spiralja pa ndërhyrje hormonale), Tuboktomia (mbyllja e tubave femërore ose mashkullore).
Zgjedhja është e jote. Gjithë të mirat.