Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fëmija me kokë poshtë

Pershendetje doktoreshe. Jam shtatzene ne javen e 22, para 3 ditesh bera ekon morfologjike dhe doktori me tregoi se femija eshte me koke poshte. Mesa di femija kthehet me koke poshte vetem disa dite para se te lind. Jam ne merak te madh, ju lutem me ktheni pergjigje gjithçka eshte ne rregull? A rrotullohet femija gjate ketyre muajve? Urimet e mia me te medha. Faleminderit.

Erma (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Erma. Nuk ke përse të shqetësohesh. Bebet në barkun e nënës, bëjnë akrobacira nga më të habitshmet. Lejoje edhe ti bebin tënd që të lëvizë sipas qejfit të vet. Në fund të shtatzënisë është mirë që bebi të ketë këtë pozicion, pasi është pozicioni më i shkëlqyer e lindjes. Por edhe po nuk e mori kpozicionin me kokë poshtë, ka zgjidhje të tjera që ai të lindë shëndoshë e mirë. Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti