Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kapsllëku në shtatzëni

E nderuara doktoreshe, kam nje pytje mjafte urgjente. Kam ndegju qe eshte rrezik gjate shtatzenise me pas probleme me kapsllek, un kam ni ksi lloj problemi se nuk me vie nevoja me muj ndoshta,edhe ateher ndodhe te behem kaps, a eshte kjo e rrezikshme gjate shtatzenise, nese po, cfare duhet vepruar? A guxojme me perdore ndoni caj qe ndihmon ne jashtqitje si p,sh caji becunis etj..?

Fatima Veliu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rajjanah

Rritja e nivelit të progesteronit, që është hormoni kryesor i shtatzënisë, ul lëvizshmërinë e zorrëve duke favorizuar kapsllëkun. Me avancimin e shtatzënisë, mitra rritet duke shtypur zorrët dhe shtuar më shumë kapsllëkun. Kapsllëku mund të rritet edhe marrja e hekurit, për trajtimin e anemisë.

Këshillat më të mira në këtë rast do të ishin ato për dietën. Dieta e këshilluar duhet të jetë e pasur me perime të gjelbra, e pasur me lëngje dhe komposto. Ecja është një rekomandim tjetër i rëndësishëm, pasi ve në lëvizje muskulaturën e barkut.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti