Pesha në shtatzëni
Dita Diti
(14 vite më parë)
Përshëndetje Dita
Zakonisht gruaja shtatzënë, shton mesatarisht 10-14 kg peshë trupore. Është e konstatuar se; gratë me peshë të vogël trupore përpara shtatzënisë, shtojnë më shumë në peshën e tyre trupore gjatë shtatzënisë, sesa gratë me peshë të madhe trupore.
Kontrolli i konsumit të masës dhe sasisë ushqimore gjatë shtatzënisë, duhet të jetë në qëndër të vëmendjes tënde. Për më shumë informacion, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun mëposhtë:
http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/pesha-trupore-gjate-shtatzanise
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Doktoresh deshiroj tju bej nje pyetje,jam shum e shqetsuar,jam ne javen e 24 dhe un kam filluar shtatezanin me 58 kg dhe deri me tani kam shtuar 12 kg qe domethene kam mbush 70.1 kg,a paraqet ndojne problem ne shendetin e femiut? a ka gjasa per ndonje semundje sheqeri apo ndonje semundje tjeter pasi qe qe gjinekologu ma beri mjaft tragjike shtimin e peshes edhe pse skam ndonje problem me tensionin e gjakut apo ndonje problem tjeter,.Faleminderit per mirkuptimin kalo mir MD.