Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rikthimi i ciklit pas lindjes

Pershendetje doktoreshe. Kam lindur normal para 3 muajve, e kam ushqyer vajzen me gji 2 muaj e gjysme tash me qumesht artificial, desha te di se kur te paraqitet cikli menstrual pasi qe kam ndegjuar se sa eshte foshnja ne gji mundet te mos paraqitet, mirepo une e kam ndepere gjinin qe 3 jave dhe prap nuk me eshte paraqitur?!

Dona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Dona. Është e vërtetë që kur ushqehet fëmija me qumësht gjiri brënda disa kushteve, menstruacionet mund të vijnë nga 6-të muaj deri në një vit pas lindjes. Meqënëse ke ndërprerë ushqyerjen e fëmijës me qumësht gjiri, menstruacionet duhet të vijnë pas një muaji. Nëse nuk ndodh kështu, një kontroll tek mjeku është i domosdoshëm për të vlerësuar gjendjen. Gjithë të mirat.

/komuniteti