javë pas jave
Përshëndetje Ola
Triple test është një test i thjeshtë, që bëhet me marrjen e gjakut venoz nga nëna, pas javës së 15 të shtatzënësisë. Maten tre tregues të rëndësishëm dhe korelacioni midis tyre.
Për tu informuar më shumë rreth këtij testi, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/analiza-dhe-teste/dabell-dhe-tripell-testi-double-triple-test-?like=true
Ndërsa ekografia morfologjike bëhet rreth javës së 20-22 të shtatzënisë, me sondë abdominale/nga barku. Me këtë ekzaminim mund të vlerësohet zhvillimi i organeve të brendshme të fetusit, shenjat e drejtëpërdrejta ose të dyshuara për keqformime mbi sasinë e lëngut amniotik dhe organeve të tjera, rrahjet e zemrës fetale, trashësia e lëkurës prapa qafës fetale si tregues i dyshuar për ç’rregullime të mundshme kromozotike, fluksi i gjakut që merr fetusi nga nëna me anë të kordonit umbelikal/të kërthizës, sasia e lëngut amniotik, pozicioni dhe struktura e placentës, trashësia e kordonit të kërthizës, gjinia e fetusit kur pozicioni fetal është i favorshëm.
Gjithë të mirat.


Pershendetje md mimoza... Jam ne javen e 10 te shtatezanise time te pare dhe pas dy javesh me duhet te bej ekon e simptomes daun. Pak a shume jam informuar nepermjet materjaleve ne internet persa i perket kesaj por ajo qe doja te dija eshte nese gjate kasaj eko-je mund te dallohet gjinia e bebes apo me duhet te bej nje tjeter eko per kete??? Apo mos ndoshta duhet te pres edhe disa jave per te marre nje pergjigje te sakte? Flm...Ola